Transmetuar më 03-10-2020, 22:08

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, zbulon arsyen se përse e merr bukën me vete gjatë punës në kryeministri.

Hoti e zbuloi këtë detaj mbrëmjen e sotme në “Oksigjen”.

Ai tha se kjo ka ardhur për shkak se e gjithë jeta i ka shkuar si student.

“Po e marr bukën me vete. Ndoshta sepse krejt jeta më ka shkuar si student disi”, është shprehur Hoti.

Zv. krryeministri Driton Selmanaj disa ditë më parë deklaroi se kryeministri i Kosovës nuk e harxhon buxhetin e Kosovës, madje ai edhe bukën e merr nga shtëpia.

“Na e kemi nje kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr toste me bukë të zezë dhe e ha në zyre. Madje nganjëherë më thotë zëvendës a po do ti?”, u shpreh Selmanaj.