Transmetuar më 03-10-2020, 19:29

Sergiño Dest ishte afrimi i rëndësishëm i Barcelonës në këtë merkato.

Mbrojtësi i djathtë prezantua së fundmi si lojtari më i ri i katalanasve.

Pasi foli para kamerave, ai i’u drejtua fushës së blertë për të bërë  disa xhonglime me top.

Emocionet e të qënurit në një klub si Barcelona janë shumë të mëdha sidomos për një lojtar të ri.

Padyshim dhe këto emocione duket se kishin pushtuar Destin. Ky i fundit, gaboi në xhonglimin me topin.

Sigurisht që lojtari kishte menduar një prezantim ndryshe, por emocionet kanë bërë të veten.

Videoja e prezantimit të Dest është bërë virale në rrjet.