Transmetuar më 01-10-2020, 22:40

Merr fund ëndrra e Tiranës për t’u kualifikuar për herë të parë në histori në grupet e Ligës së Europës, pasi u mposhtën me rezultatin e thellë 4-0 nga zviceranët e Young Boys në sfidën e vlefshme për turin Play Off të eliminatoreve.

Që në fillim Young Boys mori frenat e lojës dhe filloi të krosojë shpesh nga krahët, ndërsa vihej re që zviceranët ishin dukshëm superiorë në luftën në ajër, të favorizuar edhe nga fakti që Tirana kishte në prapavijë dy shtatshkurtër si Vangjeli e Ismailgeci.

Sfida u zhbllokua në minutën e 42-të, kur pas disa gabimesh në sulm, zviceranët zbritën sërish nga krahu dhe këtë herë Fassnacht u fut mes Vangjelit e Ismailgecit dhe u koordinua saktë me kokë, duke dërguar topin në rrjetë.

Në minutën e 52-të Young Boys gjen edhe golin e dytë me anë të Nsame.

Në minutën e 64-t është sërish Nsame që shënon golin e tretë për zviceranët.

Në këtë takim Agustin Torassa u ndëshkua me 2 kartonë të verdhë ku u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 67′.