Transmetuar më 01-10-2020, 20:21

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:40, në afërsi të rrethit të fshatit Polluzhë-Gllogoc.

Një këmbësor dyshohet se është përplasur nga një makinë dhe më pas është dërguar për trjatim mjekësor në Drenas.

Fatkeqësisht i lënduari nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Nga ana e autoriteteve po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.