Transmetuar më 01-10-2020, 20:16

Si të mos mjaftonte vojkoti i kampionatit shqiptar, Covid-19 është një tjetër problem edhe më shqetësues.

Raportohet se kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Gjithçka u vërtetua pas analizave të bëra, dhe tampojnit, me dyshimin që kishte ditë që ekzistonte, teksa ai nuk ndihej mirë.

Futbollisti do të qëndrojë i izoluar, në mënyrë që të shmangë kontaktet me të tjerë.

Nga infektimi i mbrotjësit 25-vjeçar, po gjurmohen edhe kontaktet që ai ka pasur ditët e fundit.

Kujtojmë se kampionati shqiptar nuk ka nisur ende, pas bojkotit nga Liga Profesioniste. FSHF ka vendosur që futbolli në Shqipëri të ndërpritet deri në plotësimin e katër kushteve nga qeveria, kryesisht kërkesa ekonomike, që kanë ardhur si pasojë COVID-19.

/NOA.al