Transmetuar më 01-10-2020, 17:59

Në letër duket një mision i pamundur, por skuadra e Tiranës ka shansin që sonte të bëjë historinë dhe të kualifikohet për në grupet e Europa League.

Kryeqytetasit do të përballen në mbrëmje, në orën 20:30, me Yuong Boys, ekipin elitar të Zvicrës.

Diferencat mes ekipeve janë të mëdha, por në futboll jo gjithmonë fiton më i mirë.

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, është shfaqur besimplotë në prag të ndeshjes me Jang Bojs, teksa bardheblutë kanë mbërritur pasditen e djeshme në Zvicër.

Në konferencën për shtyp pak minuta para stërvitjes së fundit, nigeriani i bardhebluve theksoi se skuadra e tij do të bëjë gjithçka për kualifikimin. /k.k/noa.al/