Transmetuar më 01-10-2020, 17:01

Biznesi në Shqipëri po vuan një tufë me telashe të cilat sa vijnë dhe akumulon gjithnjë e më shumë edhe në këto kohëra kovidiane.

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha vë në dukje se është fakt që në Shqipëri vetëm në pak muajt e fundit janë mbyllur mbi 32 mijë biznese, 98% e të cilave i përkasin biznesit të vogël!

Po ashtu, është fakt që mbi 42 mijë persona mbetën pa punë vetëm nga mbyllja e këtyre bisneseve!

Për më tepër, shton ajo, biznesi nuk ka asnjë mbështetje financiare nga shteti dhe taksat sot, janë në nivelin më të lartë që kemi pasur ndonjëherë

Ca më keq, thekson Gjosha, janë dhjetëra inspektoriate që terrorizojnë biznesin nëpërmjet gjobave.

Në këtë pikë, Gjosha apelon se "sot më shumë se kurrë kemi nevojë për një strategji kombëtare mbi ekonominë! Largimi i shqiptarëve nga vendi duhet ndalur menjëherë, duke i ofruar mundësi, shpresë dhe siguri!" /noa.al/