Transmetuar më 01-10-2020, 11:31

Shteti fqinj Greqia, zgjat kufizimet për shkak të koronavirusit me shtetet fqinje.

Shkak për këtë zgjatje është bërë numri i madh i infektimeve, kryesisht në Athinë.

Kështu Greqia ka vendosur që kufiri me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, të mbetet mbyllur deri më 12 tetor.

Kësisoj mbetet në fuqi numri limit i kalimeve për kategoritë e lejuara në dy pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.

Nga Kakavija do të lejohen që të kalojnë 750 persona në 24 orë me test negativ ndaj Covid-19, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 qytetarë. /a.y/noa.al