Transmetuar më 30-09-2020, 15:00

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kryetaren e Këshillit të Emërimeve në drejtësi, njëherësh kryetare në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Ambasadori shkruan në Twitter se, “U takova sot me Vitore Tushën, kryetare e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetare e Këshillit për Emërimin në Drejtësi. Më informoi për punën e këshillit për plotësimin e vendeve të lira të punës në Gjykatën Kushtetuese. Sigurimi i funksionalitetit të tij të plotë është një kusht kryesor”.

Sipas tij, është thelbësore që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të përfundojë me shpejtësi vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për vendet e lira. /a.y/noa.al