Transmetuar më 30-09-2020, 13:17

Pas përfundimit të mandatit të Bern Borchard, në krye të OSBE në Tiranë vjen një italian.

Vincenzo Del Monaco është emëruar kreu i OSBE në vendin tonë.

Lajmin e ka bërë me dije prezenca e OSBE në Tiranë, me anë të një postimi në Twitter.

“Shumë fat ambasadorit italian Vincenzo Del Monaco, i sapoemëruar si shefi i prezencës së OSBE në Shqipëri. Italia ju uron suksese në sfidën tuaj të re, për të mirën e agjendës së reformave të qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar”, thuhet në mesazh. /a.y/noa.al