Transmetuar më 29-09-2020, 19:34

Ish-gruaja e tij  ishte divorcuar dy vjet më parë, sipas raportimeve për dhunë shtëpiake dhe varësi nga bixhozi.

Ata kishin dy fëmijë së bashku, gjashtë e tetë vjeç, por planet e saj për t’u martuar me një tjetër dështuan, pasi ish-burri e masakroi me sëpatë në rrugë partnerin e saj të ri.

Almaz Malikov, 37-vjeç, raportohet se sulmoi 32 vjeçarin Yegor Babenko në qytetin perëndimor të Naberezhnye Chelny ,më 18 shtator.

Sipas raportime Malikov kishte vënë pritë ndaj viktimës së tij, pranë vendit të punës së ish-gruas Aigul Zinnatova.

Çifti u takuan dhe po shkonin drejt makinës së tyre kur Malikov u afrua dhe e sulmoi me sëpatë.

Duke kujtuar momentin e tmerrshëm Zinnatova tha për mediat lokale: “Malikov erdhi drejt nesh dhe Yegor u konfrontua me të, duke më dhënë mua shansin për të shpëtuar.”

Sulmi i ndodhur në mes të ditës është kapur nga disa kamera të makinave që kalonin në rrugë.

Shihet në ngjarje, një burrë i veshur me të zeza, që godet pa mëshirë Babenko me sepatë.

Sulmi brutal ndaloi vetëm kur trupi i Babenko nuk tregonte më shenja jete, thanë dëshmitarët.

Zinnatova tha: “Pasi vrau Yegor, ai [Malikov] nisi të kërkonte për mua.

“Ai do të më kishte goditur për vdekje nëse do të më kishte gjetur.”

Dëshmitarët kishin thirrur ambulancën dhe policinë.

Dëshmitari Ivan Nikholat tha: “Burri [Yegor] ishte me fytyrë përtokë duke tentuar të merrte frymë. Kokën e kishte të hapur nga goditja.”

Pas largimit nga skena, Malikov u dorëzua në polici dhe tregoi të gjitha detajet e ngjarjes.

Zëdhënësja e policisë Elvira Gazizova tha: “Autori e kishte planifikuar sulmin dhe po priste që viktima të vinte në grackën e tij. Ai kishte lëshuar qenin e tij të egërsuar ndaj viktimës dhe e goditi në kokë disa herë me sëpatë”.

/NOA.al