Transmetuar më 29-09-2020, 18:32

Publicisti Baton Haxhiu, duke folur rreth polemikave me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, tha se vjehrra e tij ishte serbe dhe quhej Milica.

Gazetari dhe publicisti kosovar Baton Haxhiu ka thënë se ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha është i pamëshirshëm dhe i fëlliqur në diskursin publik.

Ditë më parë, ish-lideri i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, kishte hedhur akuza të ashpra në drejtim të publicistit Baton Haxhiu, duke e quajtur atë "argat" të Serbisë, apo edhe duke i epur epitet të tilla si Stanishiqi.

Haxhiu tha se Berisha e ka tepruar, mjaft është mjaft, dhe nuk i ka hije një njeriut që ka pasur të gjitha ato poste publike të flas në këtë mënyrë.

Ai më tej ka folur për familjen e Sali Berishës, duke thënë se vjehrra e tij, Milica, është serbe.

“Gjysma e familjes se Berishës është serbe, Milica, është vjehrra e Sali Berishës, ndërsa ai po akuzon në mënyrë të pamëshirshëm serbët”, – ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

Këtë deklaratë Haxhiu e ka bërë në emisionin Pressing , ndërsa ka treguar edhe se si nisi konflikti i tij me Berishën.

“Sali Berisha në pushtet e ka një diskurs të kontrolluar, jashtë pushtetit është i pamëshirshëm. Tjetër është njeri në tavolinë, kurse diskursin publik e ka dobësi njerëzore. Te ne në Kosovë thuhet i fëlliqt, në Shqipëri thuhet i marrë”, – është shprehur Haxhiu.

Ish-kryeministri Berisha shpeshherë e ka sulmuar gazetarin Baton Haxhiu, duke e quajtur atë bashkëpunëtor të ngushtë të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, madje argatë serbë, për planet e tyre mbi ndarjen e Kosovës.

-“Nuk thuhet në publik Baton Haxhiu është shef i Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, një njeri serioz që i ka pasur të gjitha pozitat shtetërore nuk flet ashtu dhe të jetë pezhorative nuk ka kuptim”, – deklaroi Baton Haxhiu.

Gazetari ka treguar se përplasja me Berishën filloi pas një ligjerate që ai kishte mbajtur në UET, meqë kishte deklaruar se Berisha nuk mund të flasë për varfërinë, pasi nusja e djalit të tij publikon foto nga plazhet më të shtrenjta ku nuk shkon dot as Beyonce.

Baton Haxhiu njihet gjithsesi për qëndrimin pro politikave të kryeministrit Edi Rama.

/NOA.al