Transmetuar më 29-09-2020, 16:34

Në vendin fqinj, Maqedonia e Veriut, kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit 8 pacientë.

Për nga numri i popullsisë, kjo shifër e deklaruar nga autoritetet, konsiderohet tepër shqetësuese.

Të shtruar në spitalor, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së maqedonisë së Veriut, kanë ndërruar jetë 8 pacientë, një nga Tetova (73 vjeç), një nga Strumica (58 vjeç), një nga Delçeva (55 vjeç), dy nga Struga (80 dhe 74 vjeç) dhe tre pacientë nga Shkupi (53, 76 dhe 82 vjeç).

Ministria e Shëndetësisë se vendit fqinj informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1372 teste, ndërsa janë regjistruar 112 raste të reja me Covid-19 në: Shkup-46, Kumanovë-7, Shtip-1, Prilep-2, Tetovë-1, Strugë-6, Veles-4, Manastir-7, Ohër-4, Gostivar-3, Strumicë-11, Radovish-3, Koçan-4, Probishtip-1, Berovë-1, Valandovë-1, Vinicë-1, Delçevë-1, Kratovë-1, Sveti Nikolë-4, Kërçovë-2, Resnjë-1.

Sot Instituti i Shëndetit Publik tha se janë regjistruar edhe 159 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 shkon në 17786, numri i pacientëve të shëruar është 14801, kurse I viktimave – 737. Për momentin shënohen 2248 rasteve aktive.

/NOA.al