Transmetuar më 29-09-2020, 13:20

Në një konferencë të posaçme për rindërtimin dhe rimëkëmbjen pas tërmetit, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në muajin shkurt të vitit që vjen, do të kemi nivelin më të ulët të papunësisë në rajon nën 11%.

Në vijim shtoi se hyjmë te vendet që kemi humbur më pak vende pune në rajon.

“Në harkun e një viti do ta tejkalojmë nivelin e vitit të kaluar. Flasim në raport të përgjithshëm, është 11% e popullsisë e papunë. Patjetër që ne kemi një sfidë të madhe për të fituar që është raporti mes vendit të punës dhe pagës”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se aktualisht janë 13 mijë persona të parintegruar nga rreth 33 mijë që e humbën vendin e punës,  persona të regjistruar.

Rama cilësoi si sfidë raportin mes vendit të punës dhe pagës, ku deklaroi se nuk do të ketë pagë minimale nën 300 mijë lekë të vjetra.

Sipas tij, plani për të rritur pagën minimale, do të rrisë automatikisht fuqinë blerëse dhe do të lehtësojë shtresën e paguar më pak.

“Projektet tona, 70 të tilla në Tiranë, do të gjenerojnë 15 mijë vende pune. Projektet tona impaktojnë 25 mijë persona dhe bën që të ketë punë për 2 mijë persona direkt. BE do të injektojë rreth 100 milionë euro. Ne shohim 250 milionë dollarë shtesë. Janë bërë kaq shumë ndërtime, në një kohë kaq të shkurtër. Shqipëria ka paketën më të madhe historike për publiken, pa cenuar borxhin publik”, deklaroi Kryeministri./a.y/noa.al

🔎 EKONOMIA NË FOKUS• Rindërtimi dhe impakti në ekonomi

Publiée par Edi Rama sur Mardi 29 septembre 2020