Transmetuar më 29-09-2020, 12:14

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave për abuzime me fondet e dhëna nga Bashkimi Europian për rindërtim pas tërmetit, nga Durrësi, ku nisi programi i financimit të BE si donatori kryesor i Konferencës së Solidaritetit në Bruksel, për restaurimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara.

Rama tha se BE na u gjend në një moment të vështirë dhe lidhur me fondet, deklaroi se një pjesë e atyre që sytë i kanë po nuk duan të shohin, veshët i kanë po nuk duan të dëgjojnë, mendjen e kanë po nuk duan që ta vënë në punë, se fondet e sjella nga donatorët administrohen nga vetë donatorët.

Sipas tij, ka një keqkuptim të madh midis atyre që sytë i kanë por nuk shohin, për të kuptuar se fondet e mbledhura administrohen nga vetë donatorët.

“Për të kuptuar se BE përmes instrumenteve të vet dhe në këtë rast në bashkëpunim me një strukturë të posaçme të OKB-së, UNOPS do të administrojë nga pikëpamja tekniko-financiare të gjithë programet qoftë për trashëgiminë kulturore, qoftë për shkollat Administrimi i taksave të evropianëve është përgjegjësi e vetëm e tyre. Kush thotë dhe kush përsërit si në jerm, ku shkuan paratë, pse i vodhët paratë që i dha bota, duhet të hapi veshët për të dëgjuar këtë fakt shumë të thjesht: Të gjitha fondet administrohen prej tyre. Nuk na lanë një thes që na e dhanë ne pas konferencës dhe ne e morëm e tretëm, siç u thotë fantazia atyre që i morën paratë në të shkuarën dhe kujtojnë se janë të gjithë si ata”, u shpreh Rama. /a.y/noa.al

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË📍Rrashbull, Durrës – Në shkollën “Vëllezërit Haradinaj”, që po rilind më e madhe e më bukur, më e fortë për 530 nxënës dhe mësuesit🏗🏫 👩🏻‍🏫👫🏫 32 objekte mësimore po ndërtohen në Durrës, me kushte optimale, të pakrahasueshme me ato që humbëm 26 nëntorin e shkuar🥰

Publiée par Edi Rama sur Mardi 29 septembre 2020