Transmetuar më 28-09-2020, 18:10

Dy lezbike akuzohen për vrasjen dhe copëtimin e trupit të një punonjësi hoteli si dhe fshehje të kokës, parakrahëve, duarve dhe këmbëve për disa ditë.

Maria Malveiro, 19 vjeçe, si dhe e dashura e saj infermiere, Mariana Fonseca, 23 vjeçe, dyshohet se i kanë prerë gishtat, Diogo Goncalves, për të hyrë në llogarinë bankare nga celulari i tij, duke i përdorur të dhënat, me qëllim për të vjedhur një shumë prej 80,000 euro, – raportojnë mediat lokale në Portugali.

Ata më pas i mbajtën pjesët e trupit të tij të copëtuar në dy makina – duke përfshirë Mercedesin e vetë  Fonseca – para se të hidhej koka, parakrahët, duart dhe këmbët nga ujëvara “Pego do Inferno”, afër qytetit “Algarve” Tavira, në Portugali.

Detajet e tmerrshme në lidhje me vrasjen e 21-vjeçarit dhe asgjësimin e pjesëve të trupit të tij – ngjajnë si të frymëzuara nga seriali i policisë amerikane Dexter me protagonist Michael C. Hall – teksa u publikuan sot, ndërsa prokurorët përgatitën dosjen për gjykim ndaj dy vajzave lezbike në gjyq.

Akuza thotë se ata i kaluan tre ditët midis 20 dhe 23 mars, duke dërguar mesazhe nga llogaria e tij në Facebook për të mashtruar kolegët dhe miqtë, që ata të besonin se ai ishte ende gjallë.

Ata do të gjykohen për një varg krimesh përfshirë vrasje, përdhosje të trupit, mashtrimin kompjuterik dhe përdorimin e një automjeti të vjedhur.

E përditshmja Portugeze “Jornal de Noticias” tha se Maria Malveiro i dha një lëng portokalli të përzier me qetësues “Diazepam”, pasi i premtoi një vallëzim në shtëpinë e tij dhe e lidhi atë në një karrige përpara se ta mbyste dhe ta copëtonte atë, sipas planit horror, me të dashurën e saj infermiere.

/NOA.al