Transmetuar më 28-09-2020, 17:35

Katër mësues të qarkut Korçë janë infektuar me COVID-19.

Rastet janë shënuar në shkollat 9-vjeçare të Korçës, Bilishtit dhe Ersekës.

Një çift bashkëshosrtësh, mësues, raportohen mes të infektuarve të fundit,

Sakaq, Ministria e Shëndetëisë, mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit tha se janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :

31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.

Në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7629 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar.

/NOA.al