Transmetuar më 28-09-2020, 12:23

Komisioni për Çështjet Ligjore është mbledhur mesditën e sotme ku po shqyrtohen dy nismat e opozitës dhe mazhorancës për Kodin Zgjedhor.

Përfaqësuesi i socialistëve në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, deklaroi se ndoshta nuk janë bërë ndryshimet e duhura kushtetuese, por tashmë janë bërë.

“Duhet të shkohet minimumi i mundshëm i konfliktit. Kushtetuta vërtetë nuk përmend fjalën koalicion, por në Europë nuk mund të parandalohen aleancat. Reflektimet duhet të mos prekin 5 qershorin. Ndodhi një tërmet politik, domethënë ndryshimi i Kushtetutës”, u shpreh Gjiknuri.

Sipas tij, me ndryshimin e Kushtetutës ra tradita për koalicionet dhe se ndryshimi i Kushtetutës ka diktuar një thyerje të traditës së koalicioneve zgjedhore, të cilat do të kenë një qasje tjetër dhe këto janë elaboruar në ndryshimet kushtetuese.

“Kjo ishte për çështjen e koalicioneve pse e kemi formuluar ashtu. Pra do të thotë dy ose më shumë parti që paraqesin një listë të përbashkët siç është partia politike ashtu është edhe koalicioni. Ku janë përfitimet e mia si parti politike për t’u futur në koalicion dhe lind problemi si do matet pesha, a do të njihet vota elektorale për të marrë fonde publike. Elektorati është shumë i qartë. Lulzim Basha në Tiranë mund të jetë numër 1, Monika Kryemadhi numër 2”, tha Gjiknuri. /a.y/noa.al