Transmetuar më 27-09-2020, 21:19

Nga police në punonjëse seksi; ky është shndërrimi i Sarah Keller, një ish-efektive policie në qytetin gjerman Duisburg.

Për shtatë vite ajo bëri një jetë të dyfishtë, ditën luftonte krimin me veshjen e policit, ndërsa natën zhvishej për të bërë punën që i pëlqente; prostitutë.

Por pasioni i saj ishte i vështirë për t’u mbajtur sekret dhe në pak kohë, fotot e saj filluan të qarkullonin në komisariatin ku ajo punonte, e madje kolegët krijuan një grup në WhatsApp për t’i ndarë ato me njëri-tjetrin.

Në 2017, pas 11 vitesh në polici, Sarah, hoqi dorë nga profesioni.

Sot ajo është e njohur si Calea Toxic, dhe ka një numër mjaft të lartë ndjekësish në Instagram.