Transmetuar më 27-09-2020, 11:44
Një i moshuar është aksidentuar sot në zonën e “21 Dhjetorit”, në Tiranë.
Mësohet se mjeti me drejtues E.C., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.M., rreth 70 vjeç.
Ky i fundit u dërgua në spital, nënkujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/