Transmetuar më 26-09-2020, 22:09

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Berat.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e kombinatit.

Një automjet tip Benz, me targa AA 852 VH, në të cilin udhëtonin 2 vajza është përplasur me mjetin tip Wolsvagen,me targa AA 308 YR.

Nga përplasja e mjeteve ka mbetur e plagosur pasagjerja që udhëtonte në mjetin tip Benz, B.M.

Ajo udhëtonte së bashku me shoqen e saj J.T., që ishte në drejtimin e makinës, ndërkohë që dëmtime të lehta kanë marrë edhe 3 djemtë që udhëtonin me mjetin tip Golf, që u përfshi në aksident.

Paraprakisht dyshohet se ka qënë mjeti Benz në të cilin udhëtonin dy vajzat ai që i ka prerë rrugën Golfit që po udhëtonte në drejtim të qytetit.

Vajzat dyshohet se janë kthyer në një rrugicë në dalje të qytetit dhe në përpjekje për të marrë kthesën i kanë prerë rrugën mjetit ku udhëtonin 3 djemtë.

E plagosura B.M është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë që po kryejnë edhe veprimet paraprake për të dokumentuar shkaqet e aksidentit.