Transmetuar më 26-09-2020, 18:18

Një grua në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryen marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Bëhet fjalë për një punonjëse policie e cila u dënua me një vit burg, pasi u shpall fajtore për akuzën “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Sipas “Daily Mail”, Shauna Bishop, 46-vjeçe, kreu marrëdhënie seksuale me djalin 16-vjeç të ish-të dashurit të saj.

Ajo e kishte ftuar djalin në shtëpi dhe i kishte folur për pirjen e marijuanës dhe më pas kreu marrëdhënie seksuale me të.

Djali i tregoi motrës së tij, 19-vjeçare, e cila më pas i tha nënës së saj.

Ka qenë kjo e fundit që ka denoncuar në polici 46-vjeçaren.