Transmetuar më 26-09-2020, 12:14
Foto ilustruese

Dalin detaje të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku një vajzë 14-vjeçare denoncon se është abuzuar seksualisht nga njerku i saj.

Mësohet se ka qenë e mitura bashkë me të ëmën, ato që kanë bërë denoncimin në polici.

Policia e Durrësit, njoftoi se këtë të premte ka arrestuar 39-vjeçarin

L.K., banues në Durrës.

I ndaluari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën 14 vjeçe, vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë e saj.

Gjatë marrjes në pyetje e mitura ka deklaruar se është dhunuar fizikisht dhe është kërcënuar nga i dyshuari që të mos tregonte.

Po ashtu e mitura ka thënë se, “Abuzimi ndodhte kur mami nuk ishte në shtëpi, më dhunonte dhe përdhunonte”.

Lidhur me denoncimin e bërë, të miturës do i bëhet ekspertiza, për të vërtetuar abuzimin, ndërkohë që ndaj të ndaluarit hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Tronditëse në Durrës! Njerku përdhunon vajzën e mitur të gruas