Transmetuar më 26-09-2020, 09:58

Njollat ​​e lëkurës dhe puçrrat janë ndër më të zakonshmet dhe më të vështirat për t’u trajtuar. Mbrojtja e lëkurës dhe shmangia e zakoneve të këqija si pirja e duhanit dhe ekspozimi i zgjatur në diell, është thelbësore për parandalimin e këtyre problemeve.

Më poshtë ju sugjerojmë recetën për një maskë me sodë buke dhe uthull kundër njollave dhe puçrrave. Njollat ​​e lëkurës, si dhe rrudhat dhe vijëzimet e shprehjes, shpesh shkaktohen nga ekspozimi në diell, duke hequr gjallërinë e fytyrës sonë.

Kjo është arsyeja pse shumë njerëz përdorin trajtime të shtrenjta për t’i eliminuar ato.

E njëjta gjë ndodh me puçrrat, megjithëse burojnë nga shkaqe të ndryshme, ato mbeten gjithsesi tw vështira për tu trajtuar.

Baza kryesore e maskës që sugjerojmë është uthulla e mollës dhe soda e bukës, të dyja këto produkte që përdoren gjerësisht në kuzhinë. Ndiqni me kujdes recetën. Ju duhen: sodë buke, uthull molle, gjysmë limoni dhe mjaltë.

Hidhni 1 lugë çaji sodë buke në gjysmë gote ujë dhe shkrijeni. Në një enë të veçantë, hidhni pak sodë buke, dhe shtoni ngadalë uthullën e mollës dhe ujin.

Shtrydhni gjysmën e limonit mbi përgatitjen dhe në fund shtoni mjaltin, duke e përzier mirë deri sa të krijohet një masë homogjene.

Pasi të keni larë fytyrën, aplikoni këtë maskë me ndihmën e një pambuku. Lëreni të veprojë për rreth 15 minuta, pastaj shpëlajeni me shumë ujë të vakët, ose të ftohtë për të ndihmuar në mbylljen e poreve.

Një maskë të tillë këshillohet ta përdorni dy herë në javë dhe rezultatet do të jenë të garantuara. /a.y/noa.al