Transmetuar më 25-09-2020, 18:21

Shkencëtarët kanë zbuluar mbetjet e grabitqarëve të detit Jurasik që i ngjajnë balenave vrasëse në shkretëtirën më të thatë të botës në Kili.

Pliosaurët ishin zvarranikë nga rreth 160 milion vjet më pare, me një pickim më të fuqishëm se Tyrannosaurus rex, sipas studiuesve të Universitetit të Kilit. Fosilet janë rekordi i dytë më i vjetër i kësaj specie në hemisferën jugore.

Shkretëtira e madhe e Kilit Atacama, dikur zhytur kryesisht nën Oqeanin Paqësor, tani është një peisazh i hënës me rërë dhe gurë, me pjesë të paprekura nga shiu për vite me rradhë.

Shkencëtarët gjetën fragmente nofullash, dhëmbësh dhe gjymtyrësh të krijesave "ekologjikisht të ngjashme" me balenat vrasëse në dy vende në pellgun e lumit Loa pranë qytetit minerar të Calama.

Zbulimi ndihmon shkencëtarët të mbushin boshllëqet në evolucion, tha Rodrigo Otero, një paleontolog i Universitetit të Kilit që drejtoi kërkimin.

Fosili i plotë, nën gërmim që nga viti 2017, ka të ngjarë të jetë deri në shtatë metra, kafka është rreth një metër e gjatë, me dhëmbë secili rreth tetë deri në 10 centimetra.

Studimi u botua në Gazetën e Shkencave të Tokës të Amerikës së Jugut në fillim të shtatorit. /k.k/noa.al/