Transmetuar më 24-09-2020, 17:32

Një burrë në Ankona të Italisë i kishte humbur shpresat se një ditë mund të jetonte në kushte normale.

Ai deri para pak javëve lypte në rrugë për të siguruar të ardhura.

Por fati i buzëqeshi duke fituar 300 mijë euro në lotari.

Titian, ky është emri i fituesit, e humbi punën e tij disa vjet më parë në një kompani pastrimi ku ishte i punësuar dhe tani jeton me nënën e tij të moshuar në një zonë të populluar të qytetit.

Ai është mjaft popullor në zonë dhe njihet nga të gjithë për mirësinë e tij dhe gjithashtu për gatishmërinë e tij për të bërë punë të vogla. /k.k/noa.al/