Transmetuar më 24-09-2020, 16:40

Në një kohë kur bota njeh faktet historike edhe në antikitet, shqiptarët nuk mundin dot të shkruajnë historinë e tyre, të 100 viteve të fundit. Në një kohë kur dëshmitarët janë gjallë!

Kësisoj, është ndezur një debat, ndoshta nxitur nga mungesa e historianëve dhe rrënimi i arsimit, mbi figurën e Avni Rustemit.

Debati ka dy anë të medaljes: Avni Rustemi ose është hero siç edhe vlerësohet, me bustin dhes sheshin apo emrat e rrugëve dhe shkollave, ose “vrasës me pagesë” dhe e kundërta; Esat Pashë Toptani, në vend që të konsiderohet tradhtar, duhet vlerësuar për shërbime patriotike.

Ish-kreu i Arkivës Qendrore, Kastriot Dervishi ndezi së fundmi debatin, duke pretenduar se Avni Rustemi e vrau për para dhe jo për patriotizëm Esat Pashë Toptanin në Paris. Sipas tij, historia duhet rishkruar sepse ai nuk është hero, sikurse thotë se duhet rivlerësuar figura e Esat Pashë Toptanit.

Romeo Kara përmes një reagimi, e ka konsideruar pretendimin e tij dhe të tjerëve, se nuk ndodh rastësisht. Ai thotë se po goditen heronjtë, patriotët, figurat historike dhe simbolet tona kombëtare”, me një qëllim të caktuar, por beson se  këto pretendime “as qe e cënojnë dot Avniun, as fitojnë dot ndonjë vlere në perballje me të dhe as na e heqin nga mendja, se zgjidhja e vetme është të ecim në rrugën e Avniut”.

Pjesë nga debati

Kastriot Dervishi: Avni Rustemi për Esat Toptanin

Në fondin nr.417 (Avni Rustemi), të Arkivit Qendror Shtetëror, në dosjen nr.2, gjendet një informacion voluminoz rreth vrasjes së Esat Toptanit në Paris nga Avni Rustemi. Është interesant të shohësh si e akuzonte vetë A.Rustemin viktimën e tij para organeve të drejtësisë franceze. Hetimi nxori se Rustemi kishte para që nuk mund t’i fitonte kurrë me punë (ishte i papunë), si dhe bridhte me taksi në Paris, ushqehej mirë, etj. Në procesin hetimor dhe atë gjyqësor, Rustemi nuk ka lëshuar asnjë akuzë “tradhtie” ndaj E.Toptanit për marrëveshje me Serbinë apo për çështje territoriale. “Argumentet” kryesore të Rustemit ndaj Toptanit ishin se viktima e tij ishte:

-“Mizor”.

-“Autori kryesor i mjerimit të vendit tim”.

-“Vrasës i patriotëve shqiptarë në fund të vitit 1914” (pa dhënë asnjë emër).

-"Prej 4-5 muajsh luftonte të rrëzonte qeverinë e Tiranës".

Sikurse edhe dihet pika e fundit është arsyeja e vrasjes së Esat Toptanit, pra dyshimi se ky mund ta rrëzonte qeverinë me anë të Osman Balit. Nëse ky argument përdoret si koncept i gjerë tradhtie, atëherë, pse nuk konsiderohen të tilla edhe kryengritjet e tjera të viteve 1921, 1922, 1924, 1926, 1935 dhe 1937. Nëse Ahmet Zogu për shembull do ta vriste Fan Nolin para se ky të organizonte me shokët e tij grushtin e shtetit të qershorit 1924, ai që do qëllonte mbi Nolin a do konsiderohej "hero" se shpëtoi vendin nga “tradhtia”?

Romeo Kara: Jo rastësisht po goditen heronjtë, patriotët, figurat historike dhe simbolet tona kombëtare

Perveç të huajve dashakeqes karshi cdo vlere tonen, tashme eshte shpalosur pa fre, pa turp e pa cipe edhe elementi antishqiptar i brendeshem, i cili prej 30 vitesh po vjedh, rrenon e tjeterson cdo pasuri materiale e shpirterore të ketij vendi.

Historia e vjedhjes se pashembull të ketyre 30 viteve, nuk mund të qendroje gjate perballe cdo akti patriotik, heroik dhe burreror, prandaj po inkurajohet perbaltja e cdo heroi dhe akti heroik.

Hero eshte pikerisht ai person qe sakrifikon veten, familjen dhe pronen per atdheun, popullin dhe të miren duke u perballur edhe fatalisht me te keqen.

Sot televizione dhe gazeta të panumerta orvaten të na shesin si hero ish komunistin Sali, i cili në vend qe të sakrifikonte veten per vendin, dogji, rrenoi e vodhi vendin për veten.

Ky “hero”, se bashku me të ngjashmit e tij Meta me shoke, ndjehen te paburre kur perballen me vepren e kryepatriotit Avni Rustemi.

Keta pasardhes shpirterore të tradhetarit Esat Pasha, qe vrau pabesisht kryembrojtesin e Shkodres Hasan Riza Pasha dhe ia dorezoi qytetin malazezeve, nuk ngurrojne te dorezojne territor, sovranitet dhe favore ekonomike kur ua kerkon interesi dhe pushtetit i tyre.

Të kompleksuar nga Avni Rustemi, ata nxitimthi, mjeranisht dhe zhulcërisht, u munduan të hedhin balte pikerisht tek tipari patriotik i tij.

E quajten, “Patrioti i parase” me te vetmin argument se, ai paska kerkuar para për të realizuar vrasjen e nje tradhetari.

Ku ka me idjotesi dhe ligesi bashke, se sa të etiketosh vetem prej ketij argumenti si “Patriot të parase” Avniun.

Pse nuk thone per cfare u perdoren ato para dhe a ka jetuar Avniu me para të fituar a nga ndonje vrasje?

Pse pikerisht u moren me Avniun në keto momente?

Pergjigja eshte vetem nje dhe e qarte: sepse në kushtet e uzurpimit total të politikes, pushtetit ekonomik dhe procesit të zgjedhjeve, duke i mohuar cdo mundesi ketij populli për të vendosur mbi fatet e tij, shembulli i Avni Rustemit eshte i vetmi qe po lakohet perhere e me shpesh si zgjidhja e vetme, si thirrje e brendeshme patriotike dhe si shkendije për revolucion.

Ata e kane tmerresisht frike kete precedent qe iu qendron mbi koke dhe qe iu kujton atyre fundin e merituar.

Ata e dine mire se do t’a paguajne shumë shtrenjte grabitjen e 30 viteve, prandaj rreken të baltosin pikerisht shembullin, precedentin, heroin.

Ata nuk mund as t’a pluhurosin dhe jo me t’a baltosin Avniun.

Avniu qe 13 vjeç iu bashkua cetes se Cerciz Topullit, 15 vjec tentoi të vrase Turgut Pashen, la studimet per te luftuar shovinistet greke, krijoi lidhjen rinore shqiptare në Kalabri, drejtoi dy shoqatat Bashkimi dhe Atdheu si dhe iu bashku krahut patriotiko-revolucionar të politikes shqiptare.

Vrasja historike qe ai i beri Esat Pashes, u vleresua jo vetem në Shqiperi, por neper te gjithe Europen si nje akt historik patriotizmi dhe vetedije kombetare, prandaj minjte sherbetore të kesaj politike, as qe e cenojne dot Avniun, as fitojne dot ndonje vlere në perballje me të dhe as na e heqin nga mendja, se zgjidhja e vetme eshte të ecim në rrugen e Avniut.

Kastriot Dervishi: Avni Rustemi, patrioti i parasë

Vrasja e Esat Toptanit në Paris më 13 qershor 1920, u porosit nga Tirana, nga krahu kundërshtar i viktimës. Nuk ka përveçse konkurrencës politike asnjë motiv patriotik. Ajo lidhet me prishjen e kompromisit të arritur në fillim të vitit 1920, i cili e bënte Esatin pjesë të qeverisjes. Në mars 1920, përkrahësit e Esatit, me anë të Osman Balit, i bënë presion të armatosur (po pa vrarë njeri) qeverisë që të hynte në bisedime me Esatin.

Më 15.4.1920 në pamundësi për të përballuar forcat proesatiste, parlamenti vendosi dërgimin e një delegacioni në Paris për bisedime me Esatin, të përbërë nga imzot Gjergj Koleci, Ymer Deliallisi, Fuat Toptani dhe Bajram Fevziu, shpërndarjen e popullit ditën e bërjes së ditur të kësaj deklarate, falje për ata që morën pjesë në kryengritje dhe dënimin e të pabindurve. Pikërisht në fazën e bisedimeve, Avni Rustemi ofrohet kundrejt pagesës për të vrarë Esatin në interes të kundërshtarëve të tij politikë. Se çfarë mund të bënte Osman Bali me forcat e tij, kjo mbetet hipotetike dhe e paqartë. Por nëse Bali nuk do të bënte veprime të tilla, Esatin as do ta ngiste njeri atje ku ishte dhe as do dëgjonim kurrë përralla me "tradhti" ndaj tij. Momentin e paraqitjes së Avni Rustemit, e kujton Sejfi Vllamasi.

Kujtimet e Sejfi Vllamasit:

“Avni Rustemi vazhdonte mësimet në Romë. Një ditë shkon në shtëpinë e Tefik Mborjes, inspektor i studentëve shqiptarë në Itali (në fakt ishte kryesekretar i përfaqësisë shqiptare në Romës-shënim) dhe i thotë këtij se kishte vendosur të vriste Esatin për të shpëtuar Shqipërinë, por i duheshin të hollat për shpenzimet e mëvonshme. Në atë kohë kish ardhur nga Tirana në Roma një delegacion miks qeveritar-esatit, i cili ishte në udhëtim për në Paris, për të takuar Esatin. Tefik Mborja e takon Bajram Fevzinë, anëtar i atij delegacioni, i kallëzon vendimin e Avniut për Esatin dhe B.Fevziu i jep fjalën se do t’i shkruajë Xhavit Leskovikut në Tiranë, duke përkrahur tezën e Avniu, ashtu edhe për ndihmë të hollash që ai do kishte nevojë. Avniu zbret në Durrës më 5 maj 1920 me letrën e Bajram Fevziut për Xhavit Leskovikun dhe me letrën e Tefik Mborjes për Qazim Kokoshin. I furnizuar me mjetet e nevojshme dhe i përcjellë nga Tefik Mborja, Avniu niset për Paris dhe mbas disa ditësh kryen mision e tij, bash më çastin vendimtar, në çastin e kryengritjes së stilit të gjerë që kish përgatitur Esati”.

Në foto. Esat Toptani dhe Avni Rustemi (sipas Kastriot Dervishit: pak çaste pas rrahjes nga qytetarët francezë, të cilët ia dorëzuan xhandarmërisë).

/NOA.al