Transmetuar më 23-09-2020, 20:38

Një ngjarje e trishtë na vjen nga Britania e Madhe, ku një i mitur ka vrarë veten.

Nëna e 14-vjeçarit Sam, beson se djali i saj do të ishte akoma gjallë nëse shkolla nuk do të anulohej për shkak të Covid – pasi ajo pretendon se ai vrau veten teksa ndihej i ‘izoluar’.

Tracey Tyler nga Bedworth in Warwickshire, kishte marrë një turn shtesë gjatë natës në repartin e Covid-19.

Kur ajo mbërriti në shtëpi gjeti djalin e saj pa jetë në dhomën e tij të gjumit.

Ai kishte qenë ‘duke qeshur dhe duke bërë shaka ndërsa luante lojëra online me shokë dhe planifikonte udhëtime me ta – para se t’i thoshte se do të kthehej në dy sekonda.

Tracey thotë se e gjeti të varur kur u kthye në shtëpi nga puna.

Katër muaj më vonë, Trejsi ka gjetur forcën për të ndarë historinë shkatërruese të Samit me shpresën se do të shpëtojë jetën e fëmijëve të tjerë.