Transmetuar më 23-09-2020, 10:25

Qyteti i Romeos dhe Zhulietës godet përsëri! Në Verona të Italisë, gjatë periudhës së izolimit prej koronavirusit Paola Agnelli, 40 vjeçe dhe Michele D’Alpaos, 38 vjeç, u njohën nga ballkoni gjatë një prej ngjarjeve të organizuara në lagje, në orën 18:00 çdo ditë.

Ata nuk ishin takuar kurrë, pavarësisht se jetonin në të njëjtën rrugë, por gjatë izolimit e pëlqyen njëri-tjetrin dhe më pas u dashuruan.

Tani, protagonistët e kësaj historie dashurie, produkt i Covid-19, kanë vendosur të martohen. Ata ende nuk e kanë zgjedhur datën, por po planifikojnë martesën.

Një gjë është praktikisht e sigurt: vendndodhja. Festa do të mbahet në një tarracë.

“Tarraca ka kuptim të madh për ne, duke qenë se u njohëm nga ballkonet tona. Ne do të martohemi, po përgatitemi dhe po mendojmë për datën. Po mendojmë për një ceremoni në tarracën e madhe të pallatit ku unë jetoj”, tha Paola.

Paola dhe Michele kryqëzuan shikimet për herë të parë në 17 mars, ku gjatë një prej ngjarjeve rituale nga ballkonet, motra e saj, violiniste luajti “We are the champion” nga Queen.

Michele mbresua nga muzika dhe më pas nga Paola, kështu që ai vendosi ta kontaktojë atë në Instagram.

Gjatë gjithë periudhës së izolimit, ata u dëgjuan vetëm në telefon dhe u panë përmes video-telefonatave, shkruan noa.al.

Në prill, Michele përgatiti një banderolë romantike ku shkruhej Paola. Dashuri në distancë deri në 4 maj, ditë kur më në fund u përqafuan dhe që nga ai moment nuk janë ndarë më. /a.y/noa.al