Transmetuar më 22-09-2020, 23:59

Ish-kryeministi i Kosovës, Ramush Haradinaj, komentoi në A-Show faktin nëse do të marrë përsipër detyrën e Presidentit të Republikës.

Ai është shprehur pro këtij vendimi duke thënë se e ka ofruar veten në këtë përgjegjësi, nëse ka dakordësi nga palët dhe nëse jo, Haradinaj shton se do ia kalojë këtë temë për vendim sovranit.

‘Kjo është një kandidaturë e imja për të marrë përgjegjësinë e Presidentit të vendit në një kohë të vështirë për Kosovën.

Në një kohë që Kosova është në një moment të vështirë, duhet ta ruajë qëndrueshmërinë, që jemi në anën e drejtësisë dhe që nuk kemi qenë në anën e atyre që pengojnë drejtësinë.

E kam ofruar veten në këtë përgjegjësi, nëse ka dakordësi nga palët. Nëse jo do ia kaloj këtë temë për vendim sovranit.’