Transmetuar më 22-09-2020, 20:45

Një vogëlushe ‘e bukur’ vdiq nga arresti kardiak, pasi ra në një pellg, ndërsa luante në kopshtin e shtëpisë së gjyshërve të saj.

Pas hetimeve, ishet kjo dëshmia që u dha sot në gjykatë.

Violet Knox, dy-vjeçe, ishte me një fëmijë tjetër jashtë vilës në Beck Row, Suffolk, më 23 shkurt kur ajo humbi nga vëmendja e gjyshit të saj, Andrew Peck.

Peck, i cili kishte qenë duke prerë dru jashtë vilës, kuptoi se mbesa e tij mungonte kur vuri re se fëmija tjetër ishte vetëm.

Familja kërkoi në kopsht dhe Violet u gjet e shtrirë me fytyrë poshtë pellgut të thellë nga gjyshja e saj Angela Peck, – u tha sot në Gjykatën e Suffolk.

Nëna e saj Katie Knox, 30 vjeçe, e cila është trajnuar për ndihmën e parë, u përpoq me dëshpërim të ringjallte vajzën e saj, duke bërë kompresime në gjoks.

Ajo është trembur kur ra në pellg dhe besohet se pësoi atak kardiak, duke humbur tragjikisht jetën.

/NOA.al