Transmetuar më 22-09-2020, 20:39

Pronari i një lokali në Itali ka krijuar një ide “të çmendur” për të tërhequr klientë, por e gjitha u kthye kundër tij.

Bëhet fjalë për pronarin e një lokali në Milano, I cili mendoi se kihste bërë gjënë e duhur por jo.

.Jashtë lokalit, Luca Gibillini kishte shkruar ofertën “tunduese”:

“Tregoni gjoksin tuaj, puthni banakierin, hidhini sytjenat pas banakut, merrni pije falas”.

Kaq mjaftoi që ai të sulmohet nga të gjitha anët, aq sa u detyrua të mbyllë faqen e tij në “Facebook”.

Kjo pasi ofertën ai e postoi edhe në llogarinë e tij personale në “Facebook”.

Qytetarët e akuzuan për seksizëm.

Pati edhe nga ata që thanë se ka disa biznese që nuk meritojnë të shpëtohen nga kriza e pandemisë.

Ngjarja ka bërë bujë në mediat italiane.