Transmetuar më 22-09-2020, 14:24

Është shumë e vështirë të ndiqni dietë për periudha shumë të gjata. Kërkohet një vullnet i madh, si dhe shpirt sakrifice. Dieta që ne propozojmë më poshtë zgjat vetëm 5 ditë në muaj, dhe është shumë efektive për humbjen e peshës. Dieta është projektuar nga Doktor Oz, një mjek i njohur amerikan, i cili drejton një program po aq të njohur televiziv. Dieta 5-ditore është një plan i shkëlqyeshëm ushqimi për të detoksifikuar trupin dhe për të pasur energji.

Ju duhet të zgjidhni 5 ditë në muaj gjatë së cilave numri i kalorive zvogëlohet. Gjatë këtyre ditëve, konsumohen vetëm 1000 kalori në ditë, nga të cilat më shumë se gjysma duhet të vijnë nga ushqime bimore me shumë yndyrë, të tilla si avokado, arra dhe ullinj. Sekreti i dietës qëndron në efektin që ajo ka në trurin tonë: konsumi i yndyrnave bimore na bën të ndjehemi të ngopur për një periudhë mjaft të gjatë kohore.

Kur trupi juaj fillon të mendojë se ndjeheni të uritur, ai fillon të eliminojë qelizat e dëmtuara ose jofunksionale.

Pikërisht pas 5 ditësh ju do të keni humbur 5 kilogramë dhe pas këtyre ditëve mund të filloni të hani normalisht, por pa e tepruar.

Mëngjesi

Opsioni 1- Një një gotë hidhni, një lugë mjaltë, me 225 gramë spinaq të grirë, 70 gram rrushë, 1 banane të vogël, 250 ml ujë të ftohtë, 1 lugë gjelle lëng limoni.

Opsioni 2- 80 gram tërshërë me 40 gram luleshtrydhe të ngrira dhe 40 gramë fara kungulli.

Ndërmjet vakteve

Një sallatë mikse me 6 ullinj të mëdhenj, shoqëruar me vaj ulliri ose 30 stika, shkruan noa.al.

Dreka dhe darka

Opsioni 1- Kaurdisni 50 gramë kërpudha, 1 spec dhe gjysmë qepë në një tigan me vaj ulliri; 1 vezë e fërguar; gjysmë avokado. Shoqërojeni vetëm me majdanoz dhe piper të zi.

Opsioni 2- Kaurdisni 180 gramë domate qershi në një tigan me vaj ulliri me 400 gramë spinaq të vogël dhe 1 thelp hudhër të bluar; përdorni në një vakt 120 gramë spageti kungulli.

Opsioni 3- Pjatë mesdhetare me 180 gram ullinj, 120 gramë pjepër të prerë në feta dhe 80 gramë miell qiqre. /a.y/noa.al