Transmetuar më 21-09-2020, 10:47

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar ditën e sotme, 6-vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në vendin tonë.

Ai ka ndarë një fotografi nga momenti kur e shoqja, Linda, çoi te Papa djalin e tyre të sapolindur Zaho.

Bashkëngjitur kësaj fotoje, Kryeministri citon fjalët e atit të shenjtë:

“Erdha për t’iu inkurajuar që të rritet shpresa brenda dhe mes jush. Uroj që shqiponja që keni në flamurin tuaj, të mbajë gjithmonë shpresën tek Zoti që nuk zhgënjen e qëndron pranë në momente të vështira”.

– Papa Françesku

(6 vite nga vizita e Papës në Shqipëri, 21 shtator 2014)” /a.y/noa.al