Transmetuar më 17-09-2020, 16:05

Babai i gjashtë fëmijëve u gjet i varur, pasi nuk u lejua t’i jepte lamtumirë nënës së tij, 71 vjeçe, kur ajo vdiq në spital, nga koronavirusi.

Glen Southern, 46 vjeç, nuk u lejua të vizitonte nënën e tij, Brenda, 71 vjeç, para se ajo të vdiste, madje as që t’i jepte lamtumirë.

Ai ishte një biznesmen dhe u përball po ashtu edhe me vështirësi financiare, gjatë periudhës së izolimit.

Dy nga fëmijët e tij të rritur e gjetën të atin e vdekur në zyrën e tij, pasi ai kishte humbur gjurmët.

Shkak kryesor besohet të ketë qenë pikërisht fakti që nuk u lejua të vizitonte të ëmën, para se ajo të vdiste nga Covid-19, në “Blackpool Victoria Hospital”, për shkak të rregullave të rrepta të Qeverisë për distancimin shoqëror.

Biznesmeni raportohet se gjithashtu se po luftonte me një krizë financiare, pasi asnjë nga kompanitë e shërbimit që ai zotëronte, nuk siguroi klientë të rinj gjatë bllokimit.

Gruaja e tij  Samantha, 41 vjeçe, tha: Glen ishte një njeri i mirë, shumë i sjellshëm, shumë i kujdesshëm. Askush nuk e vuri re mërzitjen e tij.

Glen Southern (në foto), 46 vjeç, u gjet i varur në zyrën e tij dy muaj pasi ai u demoralizua, duke mos qenë në gjendje t’i thoshte dot as lamtumirë nënës së tij, ndërsa ajo vdiq në spital nga koronavirusi.

“Ai nuk mundi dot të shkonte dhe të shihte mamanë e tij në spital. Kjo e shkatërroi totalisht. Ai nuk mundi dot t’i thoshte lamtumirë”, – tha e shoqja.

/NOA.al