Transmetuar më 14-09-2020, 21:34

Pak ditë pasi festoi 10-vjetorin e martesës, përmes një organizimi romantik, me bashkëshortin e saj, Ermal Mamaqi, moderatorja dhe prezantuesja e njohur, Amarda Toska, ka vijuar pushimet në bregdet edhe gjatë ditëve të shtatorit.

Ajo ka ndarë një foto sot, duke u relaksuar në një pishinë, me një pamje piktoreske nga deti.

Ami shfaqej në foto e vetme.

Nuk dihet nëse ajo po i vazhdon pushimet pa Ermalin, ndërkohë që çifti i njohur ndau imazhe përrallore nga eventi i 10-vjetorit të martesës së tyre, 4 ditë më parë.

Ami dhe Ermali janë prindër të dy fëmijëve.

/NOA.al