Transmetuar më 14-09-2020, 21:14

Prej kohësh dasmat dhe aktivitetet muzikore kanë qenë të mbyllura nga qeveria, si masa për parandalimin e pandemisë.

Shumë këngëtarë kanë shprehur pakënaqësi, mbi mbylljen e aktiviteteve muzikore.

Masat  janë ende në fuqi.

Këngëtari Ylli Baka tha se më të dëmtuarit janë muzikantët, të cilët askush nuk i ka përmendur.

“Absolutisht unë kam marrë tre paga lufte. Muzikantët sot nuk i ka përmendur njeri, por dua të them se kanë një humbje shumë të madhe”, – tha ai, i ftuar në studion e Abc News.

Moderatori Ermal Peçi e pyeti  për situatën e krijuar mbi pagesat dhe mbështetjen e tyre nga paketat e qeverisë.

Baka i shmanget pyetjes, duke bërë humor me moderatorin Peçi.

“Ti e ke emrin Ermal dhe unë e kam zemrën mal”.

Megjithatë, disa këngëtarë kanë zgjedhur t’i përshtaten rregullave të reja, duke këndëar gjatë orarit të ditës./NOA.al