Transmetuar më 13-09-2020, 17:05

Kosova konfirmon 7 jetë të humbura në 24 oët e fundit si pasojë e koronavirusit.

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK).

Gjithashtu sipas njoftimit mësohet se 71 persona të tjerë janë infektuar me koronavirus, ndersa 163 persona janë shëruar.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 612 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.637 raste nga 57.851 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 596 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.435 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.606.