Transmetuar më 12-09-2020, 23:38

Me kthjellime dhe vranësira të lehta pritet të jetë moti për ditën e nesërme.

Në orët e pasdites parashikohet të ketë shtim të vranësirave si dhe reshje të pakta shiu në zonat malore.

Por, në orët e mbrëmjes sërish do kemi mot me kthjellime.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë. /k.k/boa.al/