Transmetuar më 12-09-2020, 21:32

Kosova konfirmon 3 të vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit.

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK).

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit gjithashtu janë regjistruar 70 të infektuar me koronavirus.

Numri i ri i rasteve vjen pas testimit të 633 mostrave.

Në raportin e IKSHPK-së thuhet se edhe 122 pacientë janë shëruar, ndërkaq numri i rasteve aktive është 2,705.

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në muajin mars, në Kosovë janë infektuar gjithsej 14,566 raste persona, prej tyre 11, 272 janë shëruar ndërsa 589 kanë vdekur.