Transmetuar më 11-09-2020, 14:41

Ndahet nga jeta gazetari shqiptar, i cili punonte si korrespodent nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Radio Televizionin e Kosovës.

Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e tij me anë të një komunikate, duke thënë se Sulejman Gashi ka gjetur vdekjen.

Korrespodenti i RTK-së në New York, pësoi arrest kardiak në vitin 2016, gjatë një udhëtimi pune në qytetin Salt Lake City në Utah dhe që nga ai moment nuk e rimori veten plotësisht.

Njoftimi i familjes

“Të dashur familjarë dhe miq,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që sot, me 11 shtator 2020, ndërroi jetë më i dashuri ynë z. Sulejman Gashi. Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë. Sulejman Gashi bëri një jetë, dhe la një vepër, me domethënie të jashtëzakonshme për familjen, profesionin, vendin dhe kombin e tij.

Në ditët në vijim do të ju japim informata të mëtutjeshme. Ne jemi mirënjohës për respektin dhe dashurinë që njerëzit e kanë për më të dashurin tonë, Sulejmanin, por ju lusim që bashkërisht të respektojmë masat e shëndetit publik në këtë kohë pandemie.

Ju jemi mirënjohës për respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë tejët të vështirë për familjen dhe farefisin tonë.

Me respekt,

Familja e z. Sulejman Gashi” /a.y/noa.al