Transmetuar më 09-09-2020, 15:59

U duk sikur do të kishte një përmirësim, por autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan sot një situatë problematike me koronavirusin.

Kështu, gjashtë pacientë kanë humbur jetën në spital, ndryshe nga një ditë më parë kur nuk u regjistrua asnjë humbje jete.

Ndërkaq, nga 589 testime në të gjithë vendin, 76 persona kanë rezultuar pozitivë.

Sa i përket rasteve të reja vihet një re një ulje dita-ditës. Ditën e djeshme u shënuan 97 raste të reja, ndërsa nuk kishte asnjë viktimë.

Numri total i të infektuarve është 14 mijë e 301. /k.k/noa.al/