Transmetuar më 07-09-2020, 21:32

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në fshatin Arllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë – Pejë.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një kamionçinë.

Një person ka humbur jetën ndersa një tjetër ka mbetur I plagosur si pasojë e aksidentit.

Njoftimi nga Policia e Kosovës

“Rreth orës 20:00 në fshatin Arllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë – Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Ne vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendngjarje vazhdojnë të jenë njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë të rastit”, ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Arlinda Rexhepi.