Transmetuar më 05-09-2020, 15:11
Foto ilustruese

Koronavirusi vijon me shifra shqetësuese viktimash dhe infektimesh. Në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima si dhe 117 raste të reja, të cilat kanë dalë nga 464 testime të kryera.

Me shifrat e fundit numri total i rasteve pozitive është 14.027 raste dhe në 556 ai i viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.431 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.040.

Rastet pozitive të orëve të fundit janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Pejë 9 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Ferizaj, Han i Elezit, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj. /a.y/noa.al