Transmetuar më 03-09-2020, 17:39

Në fund të gushtit, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan festoi Vitin e Ri Islamik. Kjo festë përkoi me shndërrimim e monumentit “Shën Sofia” në një xhami, ndërsa ai shndërroi një kishë tjetër bizantine, kishën “Chora” të shekullit të katërt, një nga strukturat më të vjetra bizantine të Stambollit.

Një ditë pas kësaj ai foli për depozitat më të mëdha që ishin zbuluar ndonjëherë, ato të gazit natyror në Detin e Zi. Kjo pasoi një zbulim tjetër të fundit të fushave të gazit natyror në Mesdheun lindor. Të dyja këto zona janë zona të konkurrencës së ashpër ndërkombëtare, midis fuqive përreth këtyre deteve. Më vonë, atë javë, ai mirëpriti një delegacion të Hamasit në Ankara, ku shprehu mbështetjen për palestinezët, pas njoftimit të fundit të një marrëveshjeje midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Të gjitha këto lëvizje projektojnë vizionin e Erdoganit për forcën e re islamike në botë. Të qëndrosh në këmbë për Islamin, kjo shkon paralelisht me sigurimin e burimeve natyrore dhe imponimin e pushtetit të Turqisë jashtë vendit. Ajo gjithashtu shkon paralelisht me shtypjen e brendshme. Viti i Ri Islamik e pa Erdogan të shtrëngonte më tej kontrollin e tij mbi lirinë e mediave sociale dhe të konsideronte tërheqjen e Turqisë nga ajo që dihet, tani si farsë, siç ishte Konventa e Stambollit 2011, një traktat i Këshillit të Evropës që angazhon vendet për të mbrojtur gratë nga dhuna në familje. Popujt demokratikë në Turqi, Lindjen e Mesme dhe në të gjithë botën, duhet të shqetësohen.

Është shkruar shumë për përpjekjet e Erdoganit për të "ringjallur" Perandorinë Osmane, ose për ta stiluar ai veten edhe si një sulltan. Këtu ka një të vërtetë. Por për të kuptuar axhendën dhe horizontin politik të Erdoganit duhet të jemi specifik se cilit sulltan osman përpiqet t’i ngjajë Erdogan. Është ai si sulltani i nëntë i perandorisë, Selim I.

Selim vdiq 500 vjet më parë, më 1520. Gjatë jetës së tij Perandoria Osmane u rrit nga një fuqi e fortë rajonale, në një perandori globale gjigante. Për Erdoganin, ky sulltan nga gjysmë mijëvjeçari i kaluar u shërben nevojave të tij bashkëkohore. Selim në shumë mënyra funksionon si Andrew Jackson i Erdoganit, një figurë nga e kaluara e përdorimit simbolik, në të tashmen. Selim ofron një model që Turqia të bëhet një fuqi globale politike dhe ekonomike, me ndikim nga Uashingtoni në Pekin, duke shtypur sfiduesit e tij të huaj dhe të brendshëm. Ai e ndihmon Erdoganin gjithashtu për ta bërë çështjen e tij të Islamit si një rezervuar kulturor dhe politik, një përbërës jetësor i lavdive të së kaluarës osmane, të cilën ai kërkon të imitojë për Turqinë bashkëkohore, kundër sekularizmit elitar dominues që ka mbretëruar që nga themelimi i tij.

Ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj përqafimit të Erdoganit nga vizioni përjashtues i Selimit, për fuqinë politike turke. Ai përfaqëson një shembull historik të politikës së burrave të fortë që çoi në luftëra rajonale, përpjekje për asgjësimin e pakicave fetare dhe monopolizim të burimeve ekonomike globale. Përveç përpjekjeve të tij për të monopolizuar rezervat e gazit natyror përreth Turqisë, sot kjo merr formën e ndërmarrjeve të huaja ushtarake të Erdoganit në Libi, Siri dhe Jemen. Në shtëpi, ai ka shkuar pas komunitetit shiit të Turqisë, kurdëve, intelektualëve, të krishterëve, gazetarëve, grave dhe të majtëve. Erdogan kultivon fetarinë e tij sunite për ta vendosur Islamin në qendër të agjendës së brendshme të Turqisë, me kthimet e kishave simbol, edhe në xhami.

Erdogan-i përfaqëson një logjikë politike të konkurrencës me shumë zero që vë Turqinë kundër Arabisë Saudite dhe Iranit, për kontrollin e rajonit dhe mbi pretendimet e udhëheqjes globale Islamike.

Erdoganit i pëlqen Selim, sepse ai bëri të mundur fuqinë politike globale turke. Nga 1517 deri në fund të Luftës së Parë Botërore, Perandoria Osmane mbajti të njëjtën formë gjeografike që Selim fitoi për të, duke dominuar Lindjen e Mesme dhe Mesdheun lindor. Në 1517, Osmanët mundën rivalin e tyre kryesor në rajon, Perandorinë Mamluk, me qendër në Kajro, duke kapur të gjithë territorin e saj në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Kjo fitore dyfishoi madhësinë e perandorisë. Shpërthimi i Perandorisë Osmane në Lindjen e Mesme e shndërroi atë në fuqinë kryesore ushtarake dhe politike të rajonit dhe një nga shtetet më të mëdha të botës. Osmanët kontrolluan gjithë gjysmën lindore të Mesdheut dhe kështu dominuan rrugët më të rëndësishme tregtare të globit, ato tokësore midis Evropës dhe Azisë, dhe nga deti përmes Gjirit Persik dhe Detit të Kuq. Republika Turke trashëgoi pjesën më të madhe të asaj fuqie, pas shkatërrimit të perandorisë, më 1923.

Ndërsa çdo sundimtar modern turk është distancuar nga trashëgimia e Perandorisë Osmane dhe Islamit, për të projektuar një fytyrë më "perëndimore", "laike" dhe "moderne" për republikën, Erdogan është i pari që ka përqafuar në mënyrë aktive të kaluarën Osmane dhe trashëgiminë Islame të Perandorisë. Edhe këtu Selim provon ‘çelësin’ e imazhit të Erdogan për sundimin e tij. Humbja e Selimit ndaj Mamlukëve e bëri Perandorinë Osmane një shtet me shumicë myslimane për herë të parë në historinë e saj, pas mbi dyqind vitesh të qenit një shtet, popullsia e të cilit ishte kryesisht ortodokse greke. Me këtë fitore, Selim u bë sulltani i parë Osman për të sunduar Mekën dhe Medinën, qytetet më të shenjta të Islamit, duke fituar kështu titullin e halifit dhe duke çimentuar letrat kredenciale globale të perandorisë. Nëse Selim ishte osmani i parë që ishte si sulltan dhe halif, Erdogan është udhëheqësi i parë republikan që pretendon se posedon të dy titujt.

Ashtu si vendosja e qëllimshme e simboleve të Andrew Jackson nga Presidenti Donald Trump – duke shfaqur dukshëm portretin e tij në Zyrën Ovale dhe duke mbrojtur statujat e tij – Erdogan ka trafikuar publikisht dhe posaçërisht politikën simbolike të Selimit në Turqi. Akti i tij më goditës ishte të vendoste emrin e urës së tretë të ndërtuar së fundmi mbi ngushticën e famshme të Bosforit, pikërisht atë, me emrin Selim. Erdogan gjithashtu ka lavdëruar historinë e tij para varrit të Selimit dhe memoriale të tjera të sundimit të tij. Pasi fitoi një referendum kushtetues të vitit 2017, që zgjeroi shumë fuqitë e tij – një proces i shoqëruar nga parregullsi – Erdogan bëri paraqitjen e tij të parë publike në varrin e Selimit. Në skenë si një lloj pelegrinazhi, atje Erdogan u kthye te sovrani i vdekur prej kohësh. Ky akt i parë larg hollësisë pas fitimit të një referendumi që i dha atij një fuqi gati të pakufishme, e bëri të qartë se kush është modeli i Erdoganit.

Erdogan dhe kolegët e tij të partisë islamike rregullisht e përshkruajnë veten si "nipërit e mbesat" e osmanëve. Në këtë gjenealogji shumë të theksuar, Erdogan me qëllim kapërcen një brez – atë të baballarëve republikanë të Turqisë që nga viti 1923 – për të kapërcyer në kohën kur osmanët sunduan globin me markën e tyre të veçantë të politikës turke-sunite, në kohën e Selimit, kur luftërat dhe shtypja e brendshme çuan te pasuria dhe fuqia territoriale. Rikrijimi i një programi politik të ngjashëm me Selim është një perspektivë e rrezikshme për Turqinë dhe Lindjen e Mesme, dhe në të vërtetë, edhe për botën. Për ta bërë Turqinë përsëri osmane kërkon një lloj dhune, censure dhe vitrioli, që Erdogan me të vërtetë e ka treguar veten të gatshëm ta përdorë. Mësimi universal këtu është që thirrjet për kthim në madhështinë e perceptuar, qoftë në Turqi apo në Shtetet e Bashkuara, përqafojnë në mënyrë selektive figura historike të diskutueshme, manipulojnë historinë e tyre, si dhe ngrenë urrejtje dhe përçarje. (Analizë marrë nga Times)

/NOA.al