Transmetuar më 01-09-2020, 23:46

Ambasada greke në Tiranë njoftoi të martën më 1 shtator se procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar.

Ky pezullim që nuk paska të mbaruar, po bëhet në kuadrin e masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, Sars-Cov2.

Si rrjedhojë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, ftohen të kontaktojnë Autoritetet konsullore. Kjo kërkesë qartëson se situata nuk dihet sa gjatë do të vazhdojë.

Për më tepër, çdo lloj lëvizjeje për shqiptarët është e ndaluar drejt Greqisë nëse ata nuk kanë letra greke. Nga ana tjetër, cilido grek hyn e del lirshëm në Shqipëri dhe rifutet lirshëm në Greqi.

Nisur nga këto situata, reagimet e qytetarëve shqiptarë në rrjetet sociale, aty ku edhe publikohen këto njoftime, janë të ashpra.

Më poshtë ju sjellim disa prej tyre duke u rezervuar për identitetet e tyre që gjithsesi gjenden te faqja e ambasadës greke.

-Hë, ju trembi turku dhe ju i nxirrni inatin shqiptarëve. Apo doni te tregoni forcën qe po nuk ju plotesua deshira juaj per detin ju do tallni b*** me shqiptaret. Po mirë e keni ju se pasaportat tona kanë virusin dhe po u dhanë ato, përhapet. Jepni shpjegimin pse nuk i jepni vizat se per pezullim kemi 4 muaj qe ju presim. Përgjigjuni njerëzve qe ju komentojn apo harrova qe sdoni tja dini ju se kështu është kur nuk kemi shtet ne beni ju çfarë ju do qejfi.

-Po normal qe nuk e vrisni mendjen ju se diten e punes e merrni pushim rrini ju lumtë, bravo. Ju doni qe te mblidhemi ne te gjith qe kemi pashaportat aty t’jua shpartallojmë ambasaden kështu doni ju. Mashtruesa, pse na i moret pasaportat kot kur nuk na i jepni vizat kemi te drejten ton. Vetem qeveria juaj shqetesohet shum per pandemin ku ne cdo ambasadë jepen viza. Ku do i lem femijet tani qe fillon shkolla ne rrug. Nejse ne shkruajm kot kush po na i merr per bazë shtet i poshter. Do mësoni dhe ju si punonjësit  e ambasadës së Athinës, do ta shikoni.

-Ju sjeni ne terezi. Po ç’i duam pasaportat ne apo tallni bythen ju e dini qe nuk ikim dot as me 3 mujorsh dhe thoni hajde i merni pse jeni kaq te pa shpirt. Qajnë femijet per babanë dhe nuk doni t’ia dini fare.

-Pse po na mbani me genjeshtra, thoni qe do fillojmë punen e pastaj prapë nuk punoni po bëjmë muaj këtu ne Shqipëri ne pritje te letrave dhe asgje vazhdoni me gënjeshtra.

-Ne duhet te ngrejmë ze mbi këtë padrejtesi sepse korona ekziston per te gjithë jo vetem per ne qe presim te na japin vizen.

-Duhet te bejm nje protestë para ambasades te na japin vizat.

-Ore i mbani masat kufizuese po na jepni vizat se i respektojmë ne rregullat tuaja se na keni ndarë familjet bëhuni pak me te përgjegjshëm.

-Duhet te filloni te punoni tani. U bënë muaj qe presim per nje vizë. Do fillojnë femijet shkollen jepni nje zgjidhje këtij problemi ju lutem.

-Hapni vizat per bashkim familjar ose do ta beim problem neper kanale shtetet e tjera japin vizat ju akoma.. Duhet te mblidhemi para ambasades se nk merni vesh juve.. Duhet te coim femijet ne shkoll vajet 4muj na keni mar pasaportat.

-Dhe avionët nga Anglia mbushur me pijanecët angleze,zbresin në ishujt e Greqisë pa asnjë kontroll.Ku në Angli kemi mbi 45000 të vdekur.Bravo Greqia.

Kufiri me Shqiperine eshte i hapur. Jemi dakort qe ka kushte eshte situat e keqe nuk levizin dot njerzit te lirshem por jo per ne qe do kemi vendbanim te perhershem ne Greqi dhe presim vizen per bashkim familjar.Te gjithe personat qe kalojn , kalojn pa Covid-19 sepse te gjithe kryejne analizen perkatese. Ne kemi shtepine ton kryesore ne Greqi kemi familjen , burrin femijet ne Greqi. Ne do jetojm ne Greqi nuk shkojm per turizem.Cfare lidhje kan kufijt me vizat qe i keni pezulluar? Na jepni nje pergjigje me fakte cfare lidhje kan vizat qe bllokoni me kufizimet? Kush e nxori kete ligj per te pezulluar vizat se per asnje vend tjeter te botes nuk eshte degjuar. Na keni shkaterruar familjet. Mir qe duhen vite te bejm dokumentat e gjera tjera sa te pranohet kerkesa per bashkim familjar tani kur pranohet nxirni budalliqe te tjera.Edhe ne faqen e Europes tregohet kush mund te kaloj kufirin personat qe kan shtepin kryesore ne Greqi mund te kalojne. Keshtu shkruhet ne faqen e komisionit Europian

For countries where travel restrictions continue to apply, the following categories of people should be exempted from the restrictions:

EU citizens and their family members long-term EU residents and their family members travellers with an essential function or need, as listed in the Recommendation.