Transmetuar më 01-09-2020, 11:06

Mund të ndodhë, që edhe kryeministri, mund të lajthisë ndonjëherë. Por, kryeministri i Shqipërisë, po lajthit shpeshherë, duke dalë kundër interesave kombëtare.

Fillimisht u vu në krah të Vucicit, për shkëmbimin e territoreve shqiptare, midis Serbisë dhe Kosovës. A ju kujtohet si shprehej? Për të qenë të saktë, le të jepen kronikat, ku kryeministri i Shqipërisë i jepte të drejtë Presidentit të Serbisë, Vucic, të mbronte të drejtat e Serbisë. Dhe Vucic ka ditur t’i mbrojë dhe i mbron të drejtat e Serbisë. Por kryeministri ynë, përse bën avokatin e Vucic?

A nuk ishte edhe ai për ndryshimin e kufijve? O sot o kurrë, deklaronte atëherë në një emision televiziv, në mbeshtetje të Presidentit Thaçi.

Koha lëvizi me shpejtësi. U vërtetua se projekti i ndryshimit të kufijve, nuk ishte i SHBA, si pretendonte kryeministri ynë. E deklaroi vetë ish Këshilltari Bolton. As Thaçi nuk është më kryetar i delegacionit.

Me statusin e kryetarit të OSBE, kryeministri ynë i dha të drejtë edhe Micotakisit për kufijtë detarë. E pabesueshme, si mund të marrë rolin e avokatit të kryeministrit të Greqisë, kryeministri i Shqipërisë!

Nuk ka marrëveshje, ligjëron avokati i Micotaqisit? Po, përse edhe pas 8 vjetëve në pushtet, nuk e zgjidhi konfliktin avokati ynë, por i jep të drejtë Micotakisit?

Vulën e avokatit kundër interesave kombëtare, kryeministri ynë e vuri me deklaratën në serbisht për të votuar partinë e Gjukanovic edhe shqiptarët!

Marri e madhe e kryetarit të OSBE! Doli hapur, kundër interesave kombëtare dhe kundër parimit të mos ndërhyrjes në procesin zgjedhor.

Shqiptarët e Malit te Zi u befasuan nga deklarata e tij. Një nga drejtuesit e një koalicioni, Muhamed Zenka, denoncoi  ndërhyrjet kërcënuese te foshnjarakut qe kryen funksionin e ministrit te jashtem.

Fatmirsisht shqiptaret e Malit te Zi nuk ja varen keshilles se avokatit te Gjukanovic, dhe fituan dy deputet e ndikuan qe te mos fitoj shumicen absolute, per te bere qeveri partia e Gjukanovic.

Avokat, mision te veshtire ke marre, dhe mrekullisht, po deshton ne cdo avokati!

/NOA.al