Transmetuar më 30-08-2020, 08:10

Dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht me diell, dhe pak vranësira të lehta në disa zona.

Era, do të fryjë juglindje e veriperëndim e lehtë në tokë, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në të gjithë vijën bregdetare era përkohësisht do të fitojë shpejtësi mesatare në mesditë. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 17°C deri në 30°C

zonat e ulëta 18°C deri në 37°C

zonat bregdetare 20°C deri në 34°C.