Transmetuar më 28-08-2020, 20:21

Si për të gjithë ky vit nuk ka qenë i favorshëm për pushime.

Por këngëtarja Adelina Ismaili nuk ka hequr dorë prej tyre.

Pas qëndrimit disa mujor në Kosovë, bashkë me partnerin e saj, Valin dhe me djalin, Uliksin, këngëtarja e mirënjohur është kthyer në Zvicër, sipas “Prive”.

Familja nuk e ka humbur shansin për të udhëtuar drejt Francës, për të kaluar disa ditë pushimi.

Ndër fotot e publikuara në Instastory nga këngëtarja e mirënjohur duket se familja e saj është e kujdesshme ndaj pandemisë, pasi bashkëshorti shfaqet me maska në fytyrë.

Nuk mund të mos vihet re lumturia e më të voglit të familjes për këto pushime.

Ai në foto shfaqet gjithmonë i buzëqeshur dhe duke u argëtuar.

/NOA.al