Transmetuar më 28-08-2020, 00:29

Një vajzë është detyruar të lërë shtëpinë dhe të strehohet sa më larg të mundej, në përpjekje për ti shpëtuar akteve të turpshme të babait të saj.

E mitura A.D, është vajzë shqiptare nga Mitrovica dhe raportohet të ketë marrë arratinë nga banesa duke qëndruar në një mal në fshatin Vojtesh të Mitrovicës.

Policia e Shtetit në Kosovë, tha se është njohur me situatën që prej tri ditësh dhe ka marrë dëshminë e vajzës.

Ajo ka thënë se u shtrëngua të largohet nga shtëpia pasi i ati e ngacmonte në përpjekje për të shuar èpshe të turpshme duke dashur të shkojë larg me këtë qëllim.

Policia ka kërkuar ndihmën e institucioneve të tjera shtetërore dhe është bërë e mundur që vajza të strehohet në një objekt komunitar pranë Mitrovicës, raporton noa.al.

Nga ana tjetër është shoqëruar i dyshuari, babai j vajzës. Ai ka mohuar dyshimet e ngritura nga grupi hetimor dhe duke qenë se ato ishin të bazuara vetëm në thëniet e të bijës, ai është lënë i lirë. Megjithatë hetimi do të vazhdojë. /noa.al/